Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se ky është regjim totalitar.
Ai këtë e ka thënë duke komentuar takimin e deputetit të VV-së, Salih Zyba me deputeten e AAK-së, Albana Bytyçi, për ta bindur që të votojë për Vjosa Osmanin president.
“Salihu (Zyba) është i padijshëm. E njoh nga përvoja që kam pasur me të, e njoh nder vite. Është një besnik i cili çkado që i thotë Kurti, ai bën. Nuk ka lidhje me politikën, me idealet, sepse aty s’ka mbet më asnjë idela. Ata po blejnë e po vjedhin, nuk e kanë më as flamurin”, ka thënë Molliqaj në RTK.
Sipas Molliqaj, Salih Zyba e realizon atë që i thotë Kurti. Këtë e ka thënë kur është pyetur nëse Zyba ka shkuar ta takoj deputeten e AAK-së me inciativë të Kurtit.
“Ai (Salih Zyba) është instrument besnik dhe Kurti i ka thënë ta takojë deputeten e AAK-së. Nëse ka ndonjë krahasim, i bie që po t’i thotë Kurti këpute dorën, ai e këputë. Ai ka qenë mish për top për Kurtin”, ka thënë Molliqaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.