×
  • Lajme
  • Botë

    Për herë të parë në botë: Japonia kryen transplantin e mushkërive nga donatorë të gjallë te pacientja me COVID-19

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 11:47

    Një grua japoneze mushkëritë e së cilës ishin dëmtuar shumë si pasojë e COVID-19 ka pranuar atë që doktorët po e quajnë, transplanti i parë në botë i mushkërive nga një donator i gjallë, te një paciente që po rikuperohet nga koronavirusi.


    Spitali i Universitetit të Kyotos në Japoni ka bërë të ditur se gruaja i është nënshtruar të mërkurën një operacioni 11 orësh nga një ekip prej 30 prej doktorëve më të mirë.

    Donatorët e indeve të mushkërive për gruan ishin bashkëshorti dhe djali i saj, kanë bërë të ditur nga spitali, shkruan CNN, trasnmeton Koha.net. COVID-19 është i njohur se shkakton dëmtim të madh tek mushkëritë dhe disa njerëz nga mbarë bota, përfshirë këtu edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pranuar tashmë transplant të mushkërive si pjesë e rikuperimit nga sëmundja.

    Mirëpo, Spitali i Kyotos ka bërë të ditur se rasti i gruas japoneze është i pari në botë ku transplanti është bërë nga donatorë që jetojnë, në një pacient që e ka kaluar COVID-19.

    Hiroshi Date, doktori i cili ka udhëhequr operimin ka thënë se ky rast u jep shpresë pacientëve që vuajnë nga dëmtime të mëdha të mushkërive si pasojë e virusit.

    Bashkëshorti dhe djali i gruas kanë ofruar pjesë të mushkërive të tyre donacion për gruan, gjegjësisht nënën e tyre.

    Transplanti nga donatorë të gjallë është parë si një opsion më i mirë, ka bërë të ditur spitali i Kyotos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!