Ka folur për herë të parë 60-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se i ka hequr aparatin e frymëmarrjes një të moshuari grek në Kryqin e Kuq. Sipas mediave të vendit fqinj, ai i ka mohuar të gjitha akuzat.
“Ai ishte i rëndë dhe ata po thonë që e bëra unë. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati, jo të hiqja kabllot”, tha ai në një emision televiziv.
“I pyetur nëse e shqetësonte zhurma, ai u përgjigj: “Jo, unë po përpiqesha ta ndihmoja kur e pashë ashtu. Po provoja, sepse më dhimbsej. A jam vrasës tani? A do të na vrisni ? Mjekët u përpoqën për 10 orë. 5-6 mjekë po përpiqeshin ta ndihmonin atë. Ai kishte një problem shumë të madh. Kishte dhjetë vetë rreth tij”, shtoi shqiptari.
Mediat në Athinë kanë publikuar raportin e hetimeve që zbulon se pacienti shqiptar u identifikua nga gjurmët e gishtave.
Gjendja e pacientit grek ishte e stabilizuar sipas mjekëve, por papritur filloi të binte alarmi i pajisjes duke treguar se ishte jashtë funksionit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, stafi nuk arriti që ta mbante në jetë 76-vjeçarin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.