Shqipëria ka hequr vizat për shtetasit rusë të cilët që nga kjo verë do jenë të lirë të udhëtojnë për në territorin shqiptar.
Lajmi është publikuar nga ambasada Ruse në Tiranë, përmes Facebook ku tregon se Këshilli i Ministrave e ka marrë këtë vendim që në datë 25 mars të këtij viti. Me vendimin e ri, shtetasit rusë janë të lejuar të hyjnë pa vizë në Shqipëri nga data 1 Prill deri në 31 dhjetor të këtij viti, 2021. Në këtë periudhë kohore, çdo shtetas rus mund të qëndrojë në Shqipëri për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore, duke filluar nga data e hyrjes.
Njoftimi i plotë:
Hiqen viza për turistët rusë
Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 214, dt. 25 Mars 2021, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2021. Afati i lejuar i qendrimit në vend është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, duke filluar nga data e hyrjes.
Shqipëria edhe këtë verë do ti mbajë kufijtë e hapur për turistët nga e gjthë bota, dhe pa u kërkuar atyre pasaportë vaksinimi ndaj Covid. Ndërkaq procesi i vaksinimit masiv në Shqipëri po vijon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.