×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria arrin 250.000 vaksinime

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 22:38

    Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” janë vaksinuar në Shqipëri 250.000 qytetarë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.


    Kujtojmë se fillimisht Shqipëria është furnizuar me vaksinat e kompanisë amerikane Pfizer me të cilat kreu vaksinimine bluzave të bardha dhe punonjësve të tjerë të sektorit shëndetësor, të ndjekur nga të moshuarit e moshave mbi 70 vjeç.

    Më pas me mbërritjen e vaksinave AstraZeneca dhe veçanërisht marrëveshja e marrjes së 1 milion vaksinave kineze Sinovax, është mundësuar startimi i fushatës masive të vaksinimit që ka përfshirë të moshuarit 65 vjeç e sipër, mësuesit, pedagogët, gazetarët e terrenit, farmacistët dhe punonjësit e Policisë (të gjitha këto, grupe të cilat janë më tepër të ekspozuar ndaj virusit).

    Sipas planit qeveritar, deri në fund të muajit Maj do të jenë vaksinuar 500.000 qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!