×
  • Lajme
  • Lajme

    Me këtë datë paralajmërohet hapja e diskotekave në Prishtinë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 8:47

    Ardian Hoxha, pronar i njërës prej diskotekave në Prishtinë, po shpreson që këto të hapen nga data 15 qershor.


    Ai në emisionin ATV, bëri të ditur se janë duke i bërë përgatitjet që me këtë datë, t’i hapin diskotekat, të cilat edhe gjatë verës ishin të mbyllura

    ‘’Shpresë dhe kërkesë e kemi 15 qershorin që të hapen diskotekat’’, tha ai.

    Megjithatë, zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur ndonjë deklaratë se mund të ndodhë një gjë e tillë, derisa së fundi, janë vendosur masa shtesë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!