×
  • Lajme
  • Botë

    Joe Biden anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 9:54

    Presidenti amerikan, Joe Biden ka anuluar fondet për ndërtimin e murit në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës, në buxhetin e zhvilluar për vitin 2022, përfshirë ato të miratuara tashmë nga Administrata Trump për ndërtimin e veprës dhe ende të papërdorura.


    Objektivi i konfirmuar nga administrata e Biden është të luftojë shkaqet e emigracionit në rrënjët e tij dhe jo ta dekurajojë atë përmes masave shtypëse.

    Kësisoj, presidenti amerikan ka kërkuar 1,2 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit.

    Në përgjithësi, lëvizja e propozuar parashikon një shpenzim prej mbi 1,5 miliard dollarësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!