×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentoi ta mashtrojë një çift në Pejë, arrestohet i dyshuari që u paraqit rrejshëm si polic

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 16:02

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi i njëjti është paraqitur rrejshëm si zyrtar policor dhe ka ndaluar një veturë ku gjendej një çift.


    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, gjersa ka shtuar se i dyshuari u ka kërkuar dy personave dokumenteve dhe u ka bërë pyetje të ndryshme.

    Rasti ka ndodhur në magjistralen Istog-Pejë në fshatin Vitomiricë.

    Komunikata e plotë:

    Stacioni Policor  në Pejë, me datë 10.04.2021, ka pranuar informacion nga viktima se deri sa kishte qenë me bashkëshorten me automjet ne lëvizje ne rrugën magjistrale Istog-Peje në fshatin Vitomiricë, është ndaluar nga një veturë e cila i kishte aktivizuar një lloj alarmi ( dritë vezulluese).

    Viktima është ndaluar, nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si person zyrtar (Polic), i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe fillon ti bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet.

    Pas informacionit të pranuar mbi të dhënat e veturës së dyshuar, Policia menjëherë janë vënë ne ndjekje të personave të dyshuar të cilët pas identifikimit janë arrestuar të njëjtëve iu është konfiskuar drita vezulluese të cilën dyshohet se e kanë përdorur për ndalimin e veturës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!