×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon procesi i Vettingut në Ministrinë e Drejtësisë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 16:07

    Shefi i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Genc Nimoni ka njoftuar se tashmë procesi i Vettingut në këtë dikaster ka filluar.


    “Vetingu: Tashmë në Ministrinë e Drejtësisë, ka filluar puna për vetingun. Së shpejti pritet edhe formalizimi me vendim i grupit punues brenda MD, i cili grup do ta konsiderojë edhe kontributin e ekspertëve nga jashtë për kompletimin e bazës legjislative që do t’i hapë rrugë vettingut”, tha ai.

    “Rishikimi Funksional – si një iniciativë reformuese e sektorit të sundimit të ligjit, ka intensifikuar punën në adresimin e mbi 300 komenteve dhe synon miratimin sa më të shpejtë të Strategjisë së Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit. Miratimi i strategjisë, do t’i hapë rrugë reformimit dhe efikasiteti të institucioneve në sektorin e sundimit të ligjit.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!