×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: Dy bomba shpërthejnë në oborrin e hotelit ‘Princi i Arbërit’ në Prishtinë

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 22:53

    Sonte rreth orës 22:00 është raportuar për shpërthimin e dy granatave në rrugën ‘Asllan Pireva’ në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë.


    Rastin për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime. Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese. Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese  të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale.”, tha Ahmeti për Reporterin.

    Aktualisht të gjitha njësitet policore janë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar me situtën dhe për të hetuar rrethanat e rastit.

    Ahmeti njoftoi se Policia e Kosovës po kryen të gjitha veprimet e duhura policore për të zbardhur rastin. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!