×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndërroi katër anije nga Ekuadori deri në Shqipëri: Si u zbulua droga në portin e Durrësit

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 8:06

    Konteineri me numër 616242 me banane brenda të cilit u gjetën 143 kilogramë kokainë është ngarkuar fillimisht në portin Quayaquil të Ekuadorit. Nga ky port është ngarkuar dhe ka dalë në fillim të muajit mar me anijen MSC MIRRELLA dhe më pas është ndaluar në portin Rodman të Panamasë.


    Pas më pak se 24 orë ndalesë, konteineri ka hipur në një tjetër anije me të cilën është nisur drejt Italisë për të kaluar tranzit në portin e “GIOIA TAURO” ne Kalabri. Anija MSC NAOMI ka qëndruar më shumë se një javë në këtë port dhe më pas ka marrë rrugën drejt Greqisë.

    Me anijen e tretë, lënda narkotike bashkë me bananet janë nisur dhe ndaluar në portin Pierus. Më pas është future në anijen përfundimtare dhe të katërt, me të cilën mbërriti në Portin e Durrësit.

    Anija ‘Dance’ u zbraz në Durrës dhe pulsimi në skaner bëri që të kapej konteineri. Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 143 kilogramë kokainë dhe janë vënë në pranga të dy aksionerët e kompanisë që priste ngarkesën me banane të konteinerit që erdhi nga Ekuadori. Ata janë Klajdi Xibraku dhe Erion Peti. Ndërsa janë shoqëruar edhe punonjës të tjerë të kompanisë, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!