×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna nga Ferizaj i bën fëmijët për spital, arrestohet për rrahje

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 9:06

    Një grua nga Ferizaj ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj të mitur. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Ferizaj.


    Fëmijëve iu është ofruar tretman shëndetësor, ndërkaq e dyshuara është arrestuar.

    “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë meshkuj (të mitur). E dyshuara dhe dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor”, njofton policia.

    E dyshuara është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërkaq fëmijët janë dërguar në strehimore.

    “Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore”, bën të ditur policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!