×
  • Lajme
  • Botë

    BE e gatshme për kompromis me SHBA’në për mosmarrëveshjen tregtare

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 11:03

    Komisioni Europian ka sinjalizuar gatishmërinë për kompromis në lidhje me një mosmarrëveshje mbi tarifat e tregtisë me SHBA-në.


    “Ne kemi propozuar të pezullojmë të gjitha tarifat reciproke për gjashtë muaj me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për negociatat”, tha zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis, për revistën gjermane “Der Spiegel”.

    “Kjo do të krijonte një frymëmarrje të nevojshme për industritë dhe punonjësit në të dy anët e Atlantikut”, shtoi ai, raporton ATSh.

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Europa.

    Si kundërpërgjigje, BE vendosi tarifa mbi uiskin, xhinset dhe motoçikleta nga SHBA.

    Fillimisht, politikanët përgjegjës për Politikën Tregtare në Uashington sinjalizuan se administrata e re e presidentit Joe Biden do t’i ruante tarifat e paraardhësit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!