×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha sfidon sërish Ramën nga Burreli: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat e qep gojën, ke frikë

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 11:05

    Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Burreli sfidoi sërish kryeministrin Edi Rama për një përballje në debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.


    Lideri i opozitës tha në një takim me gratë, se Rama ka frikë që të përballet dhe e qep gojën kur vjen puna te debati. Për drejtuesin e opozitës, Edi Rama përpara se të kërkojë një mandat të tretë duhet të tregojë se cfarë bëri 8 vite në pushtet.

    “Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati.

    Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them cfarë kam në plan për qeverisjen” tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!