Para pak çastesh tek vendi i njohur “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku një grua është shkelur nga një motoçiklete.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net aksidentin në fjalë.
“Rreth orës 19:30, në rrugën ‘Ilir Konushefci’ ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.