×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E reja humb jetën gjatë lindjes, familja ngre kallëzim për mjekët

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 13:36

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për një familje në Fier. Abc news raporton se një 31-vjeçare nga Mallakastra ka humbur jetën në sallën e lindjes në maternitetin e qytetit të Fierit.


    Familjarët kanë ngritur dyshime mbi mjekët dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim në prokurori. Tashmë organi i akuzës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

    Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 31-vjeçares pasi nuk është përcaktuar në ekspertizë, ndërkohë që gjendja e fëmijës që ajo ka lindur është e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!