×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu: Jetoj me qera, e paguaj 400 euro muajin

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 21:24

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Kurti, për ndërrimin e vendbanimit të tij.


    Haxhiu ka thënë se jeton me qera dhe se e paguan 400 euro në muaj.

    “Edhe unë jetoj me qera. 400 euro në muaj e paguj qeranë”, ka thënë Haxhiu në emisionin “Prime Time” në Kanal10.

    Ai ka hedhur kritika ndaj qeverisë aktuale për veprimet e tyre në këto javët e para sa janë në pushtet.

    Haxhiu ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!