Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se në UÇK ka pasur njerëz qe e kanë dashur LDK-në e Ibrahim Rugovën por nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me parti politike.
Klinaku në Pressing të T7 tha se të gjithë e kanë pasur emblemën e UÇK-së dhe kanë zbatuar urdhëresa ushtarake.
“Në Qyqavicë ka pasë njerëz të ndryshëm që dikush e ka dashur edhe LDK-në e Ibrahim Rugovën por emblemen e UÇK-së e kanë pasë dhe kur e ka vendos emblemen ka zbatu urdhëresa ushtarake dhe nuk ka pasë të bëjë fare me parti politike”, tha Klinaku.
Tutje ai tha se urdhërat nuk janë marrë nga Ministria e Mbrotjes por nga Shtabi i Përgjithshëm, përndryshe, sipas tij, nuk do të mund të funksionin në Kosovë
“Nuk është e vërtetë që kanë marrë urdhëra prej Ministrisë së Mbrojtjes por kanë marrë direktiva nga Shtabi i Përgjithshëm përndryshe nuk kishin mund me funksionu në Kosovë, nëse ka qenë në struktura tjera jashtë UÇK nuk ka mund me luftu në Kosovë”, tha Klinaku
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.