×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari-Lila e lë të hapur mundësinë për të garuar sërish për kryetare të Gjakovës

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 22:16

    Ushtruesja e detyrë së kryetares së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka lënë të hapur mundësinë që të garojë për kryetare të Gjakovës.


    Ajo në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini kur është pyetur për këtë gjë, ka thënë se kurrë nuk i dihet deri në fund.

    “Unë konsideorj se pas tre garave nga vitet 2009 deri 2017 ka hapësirë ta përgatitim terrenin për një kandidat tjetër, megjithatë deri në fund nuk i dihet. Nëse vjen inspirimi në moment të fundit nuk i dihet”, tha Kusari-Lila, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se Gjakova e meriton një qeverisje më të mirë, dhe në përputhje me pritshmërisë atje.

    Kujtojmë se aktualisht Gjakova udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!