Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se brenda tri ditëve do të merr përgjigje për sigurimin e një milion vaksinave kundër Covid-19 nga kompanitë Modena dhe AstraZeneca.
Ai tha se ka kontaktuar me biznesmenë të suksesshëm e shoqata të mjekëve në Amerikë dhe në Evropë.
Kështu që brenda tri ditësh ai pret një përgjigje lidhur me sigurimin e këtyre vaksinave.
“Kam kontaktuar me biznesmen të suksesshëm, me mjek, dhe shoqata të mjekëve në Amerikë, dhe në vendet e Evropës, dhe jam duke e pritur një përgjigje konkrete për sigurimin e 1 milion vaksinave brenda tri ditësh, të markave Modena, dhe AstraZeneca. Ne mund të fasilitojmë takimin, dhe pastaj Qeveria e Kosovës bën marrëveshjen drejtpërdrejtë me këto kompani”, tha Haxhiu në Kanal10.
Deputeti Haxhiu po ashtu tha se këto vaksina mund të vijnë në Kosovë brenda një muaji.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.