×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët të gatshëm që të mbrojnë Manastirin e Deçanit

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 23:33

    “Europa Nostra” e fut në shtatë monumentet më të rrezikuara Manastirin e Deçanit, kjo kontestohet nga banorët.


    Ky Manastir është objekti më i rëndësishëm, kulturor, historik e fetar në Deçan.

    Madje veçantia e tij shkon përtej kësaj komune, ky monument është pjesë e çmuar e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës.

    Njësoj e jashtëzakonshme është edhe zona përreth tij, poashtu e mbrojtur.

    Por ky monument që rrethohet nga bjeshkët e larta e lumbardhi i Pejës po shihet si një nder objektet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë.

    Organizata “Europa Nostra” e ka futur Manastirin e Deçanit në listën finale si një ndër shtatë monumentet më rrezikuara.

    Megjithatë banorët këtu po i kontestojnë këto qëndrime.

    Xhevdet Cacaj, që i ka kaluar gjashtë dekada të jetës së tij në Deçan thotë që ai bashkë me banorët këtu e kanë mbrojtur dhe do vazhdojnë të mbrojnë këtë monument.

    Edhe Gëzim Qorraj tregon afërsinë që e kanë me këtë Manastir.

    Manastiri gjatë tërë kohës ruhet nga trupat e KFOR-it.

    Patrullimet e tyre janë të shpeshta edhe përreth gjithë këtij objekti.

    E Adem Lushaj, nga shoqëria civile në Deçan thekson që asnjëherë nuk ka pasur incidente në këtë manastir.

    Madje ai e fajëson kreun e këtij manastiri, Sava Janjiç për inskenime të disa rasteve.

    Por për këtë ccështje e të tjerat që lidhen me manastirin nuk pranuan të deklarohen ata që qëndrojnë brenda tij.

    E ata që flasin me admirim për të, ishin banorë të Decanit e turistë të shumtë që u panë të dielën.

    Edhe ujin që buron pranë e konsiderojnë shërues.

    E ky manastir që është një ndër monumentet më të ruajtura mesjetarë në Evropë është edhe nën mbrojtjen e UNESCO-s.

    Për vlerat që përmban ky objekt e për nivelin e lartë të sigurisë janë deklaruar edhe institucionet e Kosovës në letra që i kanë dërguar Europa Nostrës.

    Të hënën për këtë temë nuk ka folur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ani pse televizioni merr vesh që këto ditë do mbahet një takim mes tij, ministrit të kulturës, kryeministrit e ambasadave për të diskutuar këtë çështje.

    Nderkohë ditë më herët Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë dërguar një letër Organizatës Europa Nostra lidhur me nominimin e Manastirit të Deçanit për programin Shtatë monumentet më të rrezikuara evropiane.

    Osmani e Kurti përmes një letre të gjatë kanë shpalosur argumentet e tyre se pse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”./T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!