Bombardimet e Natos ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë nuk kishin të bënin me sundim të ligjit, por me sundim të forcës, tha Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq mbrëmë, duke komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman Thomas Sheib, i cili ditë më parë tha se, intervenimi duhej të ndodhte për të parandaluar gjenocidin dhe një katastrofë humanitare në Kosovë, transmeton Reporteri.net.
Në një emision në TV Pink, Brnabiq i cilësoi bombardimet më 1999 si agresion një krim monstruoz.
Brnabiq tutje tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është “duke luftuar për Kosovën”, ashtu siç nuk kishte luftuar askush më parë.
Tutje, ajo theksoi se Vuçiq kurrë nuk tha asgjë që do të kompromentonte pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës, por që sipas saj, Vuçiq potencoi faktin që duhet të shikohet drejt së ardhmes.
Ndryshe, diplomati gjerman në Serbi deklaroi se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por se sipas tij ishte e nevojshme për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.