×
  • Lajme
  • Lajme

    Konstituohet Komisioni për qeverisje lokale, rekomandohet mbikëqyrja edhe ligjit për paga

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 10:37

    Komisioni  për qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe medie i Kuvendit të Kosovës, është konstituuar të martën, ku janë zgjedhur kryesuesi, dhe anëtarët e tij.


    Kryetare e këtij Komisioni është Doarsa Kici – Xhelili, ndërsa nënkryetar Mergim Lushtaku.

    Kici – Xhelili, tregoi për fushëveprimin e këtij Komisioni.

    “Ky Komision është funksional dhe shqyrton të gjitha punët e administratës, shqyrtimin e buxhetit të resorit përkatës, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të fushëveprimit të tij. Komisioni bashkëpunon dhe kërkon raportim nga ministra e ish-ministra” ka thënë Kici – Xhelili.

    Ndërsa, Besnik Tahiri  tha se ky komision do duhet të mbikëqyrte edhe ligjin për paga dhe reforma tjera.

    “Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyr edhe Administratën Publike që përfshin mbi 50 mijë punonjës, andaj ky komision do të duhej të mbikëqyrë edhe ligjin për paga e reforma tjera”,  tha Tahiri

    Përbërja e komisionit:

    Kryesuese,  Doarsa Kici Xhelili

    Nënkryetari , Mergim Lushtaku

    Anëtarët e Komisonit:

    Besnik Tahiri

    Agim Veliu

    Igor Simiq

    Besim Muzaqi

    Nijazi Isaku

    Valon Ramadani

    Fitim Haziri

    Floretë Zejnullahu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!