×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa Nano: Kjo që bën Albin Kurti në Tiranë, është marrëzi

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 10:48

    Analisti Mustafa Nano ka kritikuar pjesëmarrjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në protestën që u mbaj kundër një HEC-i në Lezhë.


    Sipas tij mania e Kurtit për të qeverisur edhe me Shqipërinë është marrëzi.

    “Kjo është një nga herët e pakta kur Kurtin e shoh në pozita iracionale. Ai sapo ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe ka një mandat katërvjeçar dhe të qeveris Kosovën është më e vështirë se sa të qeverisësh Shqipërinë, Një njeri që hap lojën dhe zhvillon maninë për të qeverisur edhe një vend tjetër me duket një marrëzi”, ka deklaruar Nano për edicionin e lajmeve MCN TV.

    Ai ka thënë se Kurti ka dhënë prova si lider i mire i opozitës dhe duhet ta dëshmojë vetën edhe si qeveritar.

    “Do kisha dëshirë të ma sqaronte këtë punë. Ai ka dhënë prova se është lider i mirë i opozitës, të japë prova dhe pastaj vazhdo me këtë gjë”, ka deklaruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!