Me gjithë përpjekjet për të luftuar koronavirusin dhe zhvillimin e shtetit, myslimanët në Shtetet e Bashkuara janë ende në shënjestër të sulmeve dhe kjo duhet të ndalet, tha Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, derisa uroi besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Myslimanët kanë udhëhequr luftën tonë kundër COVID-19, duke luajtur një rol kryesor në zhvillimin e vaksinave dhe si punonjës të kujdesit shëndetësor në vijat e para”, është shprehur ndër të tjera presidenti amerikan.
Megjithatë, Biden theksoi se myslimanët janë ende shënjestër të sulmeve.
“Por myslimanët janë ende shënjestër e ngacmimit, fanatizmit dhe krimeve të urrejtjes. Ky paragjykim dhe këto sulme janë të gabuara. Këto janë të papranueshme. Ato duhet të ndalen. Askush në Amerikë nuk duhet ta praktikojë besimin me frikë”, u shpreh Biden në urimin e tij. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.