×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Kurti mblidhet në orën 13:30, nuk dihen temat që do të diskutohen

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 12:26

    Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin do të mbajë mbledhje sot në orën 13:30.


    Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

    Në njoftim nuk janë dhënë detaje për temat që do të diskutohen në këtë mbledhje.

    Qeveria e Albin Kurtit po paralajmëron serish se së shpejti do t’i kthejë në fuqi masat e reciprocitetit me shtetin serb.

    Kështu të paktën paralajmëron Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, në një deklarim për Gazetën Online ‘Reporteri.net’.

    Sipas tij, kjo pasi “reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”.

    Por shton se masat e tilla nuk do të vlejnë vetëm për Serbinë, por edhe për secilin shtet që vepron njëanshëm më Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!