×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e qeverisë, Kurti e vë si pikë të parë çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 13:39

    Qeveria e Kosovës sot do të bëjë hapin e ardhshëm drejt ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.


    Në mbledhjen që nis në orën 13:30, pritet shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për këtë çështje, pas nismës së Ministrisë së Drejtësisë.

    Me këtë ligj parashihet që të bëhet konfiskimi i secilës pasuri të pajustifikueshme, që kap vlerën e mbi 5 mijë eurove.

    Në rend dite është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit të 24 dhjetorit, kur ishin propozuar tre kandidatë për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!