Hoxha Osman Musliu, ka rrëfyer se si Adem Jashari e kishte refuzuar të pinte cigare gjatë muajit të Ramazanit.
“Mixha Shaban ka qenë një njeri që ka pasur njohuri fetare, ka pas shkollë fetare. Sa kam dëgju prej shokëve të Adem Jasharit, nga kontaktet me bacen Rifat e shoh nga brendia që është një fetar shumë i pasur shumë si sinqertë. Sipas shokëve Ademit në Ramazan më 22 janar të vitit 1998 kur e kanë sulmu që janë plagos dy vajza, dikush nga shokët ja ka ofruar një cigare i kanë thënë dheze, por nuk e ka dhezë, ka thënë se e dhezi në iftar”, ka deklaruar Mulla Osmani në REPORTERI/INTERVISTA.
Personi i cili i ka ofruar cigarën Adem Jasharit në sulmin e 22 janarit të 98-tës është ish-komandanti Nuredin Lushtaku.
Ky i fundit ka treguar për Gazetën Online “Reporteri.net” gjithë ngjarjen që ndodhi atë ditë, por thotë se heroizmi i Adem Jasharit dhe familjes Jashari ishte për ta çliruar vendin dhe assesi nuk mund të lidhet me fenë.
“Ka qenë sulmi i 22 janarit të vitit 1998 dhe ishte Ramazan. Krejt shokët kishim marrë vendim që ta agjëronim Ramazanin. Në një moment unë iu ofrova Ademit edhe i thash dheze një cigare, ai e mori duke buzëqeshur cigaren dhe më tha, e dhezi pas iftarit. Familja Jashari kanë qenë të përgatitur për luftë dhe çlirimin e vendit, pa e lidhur fenë me këtë punë”, ka thënë Lushtaku për Reporteri.net.
Ai më tej tregon se para se t’ia ofronte cigaren Adem Jasharit, ai personalisht e kishte prishur agjërimin.
“Unë para se t’ia ofroja cigare, për vete veç e kisha prish agjërimin”, ka thënë Lushtaku.