×
  • Lajme
  • Botë

    Doktor Fauci: Mos u merrni më me imunitetin se nuk dimë asgjë, thjesht vaksina dhe sa më shpejt

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 16:52

    Kryevirologu amerikan Anthony Fauci thotë se njerëzit nuk duhet të merren më me konceptin e imunitetit të masës, pasi nuk dihet ende se sa % e popullsisë duhet të jetë vaksinuar, apo të ketë kaluar virusin që të arrihet: Asgjë nuk dihet!


    Këto komente ai i bëri gjatë konferencës për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.

    “Unë do doja t’i largoja njerëzit nga ky koncept i referimit të diçkaje shumë të pakapshme në përcaktimin e tij, sepse ne nuk e dimë se cila përqindje e të vaksinuarve, plus ata që janë shëruar, ne kemi bërë vlerësime që është diku midis 70 dhe 85%, por Në fakt nuk e dimë këtë si fakt, kështu që në vend që të përqendrohemi në një gjë që nuk e dimë me saktësi, le të vaksinojmë sa më shumë njerëz dhe sa më shpejt të mundemi.”

    Kryevirologu tha gjithashtu se mund të ketë njerëz që infektohen edhe pasi bëjnë vaksinën, sepse asnjë vaksinë nuk është 100% efektive.

    “Variantet e koronavirusit, mund të kenë ndikim tek vaksinat. Për shembull tek vaksina Johnson & Johnson efikasiteti është 64 %. Dhe në thelb ajo që ka rëndësi është vaksinat ulin vdekshmërinë apo shtrimet në spital”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!