×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehet bora në Kosovë, ky është moti për nesër e pasnesër

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 16:58
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të jetë mot kryesisht i vranët në vendin tonë.

    Nesër do të mbajë mot me reshje shiu edhe bore, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

    “Të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore. Ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!