Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka kërkuar që Ministrja Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës, dhe me ç’rast është ndërprerë edhe seanca.
Përfaqësuesi i Britanisë doli në mbrojtje.
Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqiu tha se “përkundër dramës, u bë shumë mirë që u mbyllë për publikun”,
“Tepēr gjatë kemi kërkuar mbylljen për publikë për këto seanca koti të cilat Serbia e Rusia e shfrytëzonin për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe urrejtjes. Uroj qē të mos hapet më kurrë dhe së shpejti edhe Rezoluta e stërvjetruar 1244 të hiqet përfundimisht dhe Kosova të përfaqësohet ashtu si duhet, si shtet anëtar”, tha Sahatqiu.
Megjithatë, Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.