Administrata e ilaçeve dhe ushqimeve në SHBA dhe Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve pritet të kërkojnë ndalimin e përkohshëm të vaksinës së prodhuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson, pasi 6 femra, të moshave nga 18 deri në 48 vjeç, të cilave iu administruan doza të saj, patën mpiksje të gjakut.
Njëra prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në spital në gjendje kritike. Sipas CDC, rreth 7 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara e kanë marrë deri tani vaksinën e Johnson & johnson dhe 9 milionë doza të tjera pritej të shpërndaheshin tani shpejt.
Georgia, Colorado dhe Karolina e Veriut e kanë ndaluar aktualisht vaksinën në disa prej qendrave të tyre të vaksinimit pas raporteve për reaksione alergjike. Kompania farmaceutike qe shprehur më herët se e kishte përmbushur zotimin për të prodhuar brenda muajit mars për Shtetet e Bashkuara më shumë se 20 milionë doza të vaksinës së saj që kërkon vetëm një injeksion.
Ndërkohë, në fillim të muajit prill, partneri i saj Emergent BioSolutions, njoftoi se kishte asgjësuar një sasi përbërësi për vaksinën kundër Covid-19 pasi nuk përmbushte disa kushte specifike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.