×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon Metën: Qëndrime unike për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 23:44

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

    Për takimin Meta – Haradinaj, fillimisht ka njoftuar vetë ky i pari në një postim në profilin e tij në Facebook.

    “Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, ka thënë Meta.

    Pas tij ka shkruar edhe Haradinaj.

    “Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!