Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Afrika Jugore dhe Bashkimi Evropian ka ndaluar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson, pas raportimeve për mpiksje të gjakut.
Gjashtë raste u zbuluan në më shumë se 6.8 milionë doza të vaksinës, tha Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Johnson & Johnson ka ndaluar përhapjen e saj në Bashkimin Evropian këtë javë.
Kjo ndjek raste të ngjashme pas dozave të vaksinës AstraZeneca, të cilat nxitën frenimin e përdorimit të saj.
FDA tha se rekomandon një pauzë të përkohshme për shkak të kujdesit. Gjithashtu u konfirmua që një pacient vdiq nga ndërlikimet e mpiksjes së gjakut dhe një tjetër është në gjendje kritike.
Të gjashtë rastet janë gra nga moshat 18 deri në 48, me simptoma të cilat janë paraqitur 13 ditë pas vaksinimit.
Sipas udhëzimit, të gjitha shtetet në SHBA kanë ndaluar ta përdorin vaksinën deri në përfundimin e hetimeve.
SHBA ka raste me COVID-19 më së shumti në botë, më shumë se 31 milionë me më shumë se 562.000 vdekje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.