Shefi i grupit parlamentar nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka kritikuar punën e derimëtashme të qeverisë Kurti.
AAK e ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesë të programit qeverisës.
Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti po dëshmon që “zhurmën e ka si tupan e punën kurrkah”.
“Jemi në përmbyllje të muajit të parë të Qeverisë Kurti dhe ende nuk kemi program qeverisës. Kjo është shqetësuese”, ka thënë Teuta Haxhiu nga kjo parti. “Kemi parë shfaqje populiste dhe të nepotizmit. Kemi parë një vendim të padrejtë më të cilin u mbyll gastronomia dhe u vendos ora policore”, u shpreh ai. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.