×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu për mos emërimin e shefit të AKI-së: Është rrezikim i sigurisë kombëtare

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 14:21

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që në një afat sa më të afërt kohor të emërojë drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, institucion ky që është pa shef që prej dhjetorit të vitit të kaluar.


    Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu tha se lënia e lirë e pozitës së drejtorit të AKI-së për kaq muaj është rrezikim i sigurisë kombëtare.

    “Sa me shpejtë, mos të themi urgjentisht sepse nuk jemi të vendosim ultimatume, të përzgjedh drejtorin e ri të AKI-së. Në ligj është e rregulluar që nuk guxon të jetë në afat më të gjatë se 20 ditë pa drejtor”, tha Musliu, raporton KP.

    Kjo kërkesë vjen në mbledhjen e parë, konstituive të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!