Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me kanosjen ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, e cila vjen si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare si prokuror.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se kanosja ndaj prokurorit Abazi është duke u trajtuar me prioritet dhe seriozitet të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë që kërcënuesi sa më parë ta marrë dënimin e merituar”.
“Më këtë rast, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndron afër të gjithë prokurorëve duke iu ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tyre në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e të gjithë kryeseve të veprave penale”, thuhet në njoftim.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes këtij njoftimi ka siguruar opinionin dhe qytetarët se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin asnjë hap dhe në asnjë mënyrë përpjekjet e tyre të vazhdueshme për forcimin e shtetit ligjor”, thuhet në reagim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.