×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot kujtohen të rënët në Kaçanik

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 8:44

    Sot kujtohen të rënët më 21 maj të vitit 1999 në komunën e Kaçanikut me një Akademi përkujtimore.


    Akademia organizohet në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat Organizues të fshatrave Stagovë dhe Runjevë.

    Duke filluar nga ora 16:00 do të mbahet Akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!