×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti emëron Rozafa Kelmendin zëdhënëse të Qeverisë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 19:12

    Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Rozafa Kelmendin, zëdhënëse të Qeverisë.

    “Rozafa Kelmendi ka përvojë nëntë vjeçare si gazetare me mediat vendore e ndërkombëtare. Nga viti 2011 ka punuar në projekte të Fondit Global, UNDP-së dhe UN Women. Vitin e kaluar ka punuar si Analiste e Politikave të Drejtësisë Tranzicionale në UN Women, Nju Jork, ku mes tjerash ka koordinuar punën globale për drejtësi tranzicionale të kësaj agjencie”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës për mediat.

    “Është autore e disa publikimeve për personat e pagjetur dhe të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Ka studiuar për Menaxhment dhe Informatikë si dhe Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!