Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës në Kavajë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 të këtij qyteti, ku janë përfshirë dy 34-vjeçare pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se shtetasi me iniciale E. S. ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kontrollon zonën për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.