×
  • Lajme
  • Lajme

    BE reagon për emërimin e Petrit Ajetit në krye të AKI-së

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 14:56

    Bashkimi Evropian ka reaguar për emërimin e Petrit Ajetit në krye të AKI-së.


    Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me anë të një postimi në Twitter është shprehur i lumtur me këtë emërim.

    Ai ka thënë se është kënaqësi të shohësh se në krye të AKI-së është emëruar një i diplomuar i skemës së BE-së për të rinjtë.

    Szunyog është shprehur tejet i bindur në potencialin e Ajetit.

    Me kënaqësi të shoh se një nga të diplomuarit e Skemës së BE-së për të rinjtë është emëruar Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. Të diplomuarit e Skemës Për të Rinjtë kanë një potencial të madh; i lumtur që kontribuojnë drejtpërdrejt në kapacitetet institucionale të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!