×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se “burrat janë për oda e gratë për kuzhinë”, reagon sërish Shefqet Krasniqi

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 15:10

    Hoxha Shefqet Krasniqi ka qenë pjesë e një emisioni në Radio Prishtina pas akuzave të shumta për një deklaratë seksiste, e ku tha se “burrat janë për oda e gratë për kuzhinë”.


    Ai u shpreh se nuk merret me ata që shajnë e të cilët sipas tij “shprehin nivelin e tyre”.

    “Njerëzit janë të prirë me paragjyku e me sulmu. Është fenomen psikologjik që njeriu është i prinë me t’i pa të metat… njerëzit jon të prinë, nëse 99 gjëra të mira i bën, një të keqe, atë të keqe ta shohin”, u shpreh ai duke relativizuar fjalinë e tij.

    Ai përmendi respektin që kanë treguar serbët paralufte për shqiptarët që ishin me Ramazan.

    “E këta tonët, po e shajnë Ramazanin, islamin… gjithë dikush i del agjërueshëm. Pashë zotin, a nuk është e kulturës, për hatër të nanës e grusë me e respektu”, u shpreh më tej ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!