×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Këtë fundjavë mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 15:49

    Këtë fundjavë mbërrijnë në Shqipëri 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca. Lajmin e ka dhënë kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.


    Kreu i qeverisë thekson se me ardhjen e dozave të reja të vaksinës, Shqipëria do të vijojë procesin e vaksinimi masiv të nisur prej javësh dhe do të vijojnë të ruajë renditjen e saj ndër vendet e para në Europë për shpejtësinë e vaksinimit. Po ashtu ai thotë se do të tejkalohet objektivi i 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

    “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit. Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira. Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë”, shkruan kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!