×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U gjet e pajetë, policia Shkodrës jep versionin zyrtar të ngjarjes për 40-vjeçaren

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 16:21

    Policia e Shkodrës ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me gjetjen e pajetë të 40-vjeccares në lagjen “Rus” të Shkodrës.


    Sipas informacionit të qytetit më të madh verior, e ndjera është gjetur pa shenja jete rreth orës 14:20. Për policinë “nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje”. Viktima është identifikuar si Rudina Emini, nënë e tre fëmijëve..

    Shkodër/Informacion paraprak

    Më datë 15.04.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Fahri Ramadani” (Rus), Shkodër, në banesë, është gjetur pa shenje jete shtetasja R. E., 40 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

    Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!