×
  • Sport
  • Sport

    Myslimanët do ta duan shumë trajnerin e Liverpoolit pas deklaratave për futbollistët e tij me Ramazan

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 16:33

    Jurgen Klopp ka shprehur bindjet e tij liberale edhe një herë për çështjen e islamit dhe ramazanit.


    Ekipi i tij u mposht me rezultat agregat 3-1 ndaj Real Madridit, ndërsa në ndeshjen e djeshme të dy lojtarët kryesorë, Muhamed Sallah dhe Sadjo Manja, kishin qenë agjërueshëm me Ramazan.

    “Nuk ka asnjë problem me agjërimin e disa lojtarëve; unë e respektoj religjionin dhe ata janë gjithmonë fantastikë, pavarësisht a agjërojnë a jo”.

    “Ka ditë kur Sadjo Mane ose Muhamed Sallahu vijnë në zhveshtore pasi më parë kanë bërë faljet e tyre. Në jetë ka gjëra më me rëndësi se futbolli.” – shtoi më tej trajneri gjerman.

    Klopp kishte shprehur qëndrime politike edhe në të kaluarën, duke u deklaruar si social-demokrat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!