×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedia në Drenas, vdes edhe babai i 15-vjeçarit që u vra nga fqinji javën e kaluar

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 17:37

    Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, i cili po qëndronte që disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë natën e 6 prillit në pyll.


    Lajmin e ka konfirmuar edhe miku i tij, Burim Klinaku përmes një postimi në Facebook.

    “Sap morra lajmin si paska vdekë Bekim Muja ishall allhu e ka dergu në lule të xhenetit do të na mungon”, shkroi ai.

    Rasti kishte ndodhur pasi Bekim Buja së bashku me djalin e tij A. Muja 15 vjeçar, kishin shuar në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur, ndërsa babai e tij kishte mbetur i plagosur.

    Dyshohet se vrasja kishte ndodhur për një pronë, e cila ka shkaktuar konflikt paraprakisht në mes të dy familjeve Bardiqi e  Muja  nga  Gradinca e Drenasit.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Rreth orës 20:30 Policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.”

    Dy të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në fshatin Gradicë të Drenasit gjendjen në paraburgim.Kjo pasi Gjykata e Prishtinës ka njoftuar se u është caktuar masa e paraburgimit të pandehurve Xh. B.  dhe A. B, të cilët nga Prokuroria dyshohen se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe ndihma për kryerjen e vrasjes së rëndë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!