×
  • Lajme
  • Botë

    Pas Danimarkës, edhe Norvegjia kërkon të ndalohet përfundimisht përdorimi i vaksinës “AstraZeneca”

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 17:43

    Norvegjia duhet të ndërpresë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, rekomandoi të enjten Instituti i Shëndetit Publik atje.


    Sugjerimi vjen vetëm një ditë pasi Danimarka u bë vendi i parë në Europë që ndaloi përdorimin e kësaj vaksine, të zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

    “Krahasuar me marsin kur vendosëm pezullimin e përkohshëm, sot dimë shumë më tepër për lidhjet mes vaksinës AstraZeneca dhe incidentet e rralla, por të rënda të trombozës, mpiksjes së gjakut dhe hemorragjisë”, tha Geir Bukholm, drejtori i kontrollit të infeksioneve të Instutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë.

    “Bazuar në këto njohuri, rekomandojmë që vaksina AstraZeneca të largohet nga programi i vaksinimit në Norvegji”.

    Pas vendimit të Danimarkës të mërkurën, një zëdhënës i AstraZeneca tha për “Bloomberg”: “E pranojmë dhe e respektojmë këtë vendim”.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Europiane e Barnave kanë thënë se përfitimet nga kjo vaksinë tejkalojnë rreziqet. Por jo të gjithë e mendojnë kështu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!