Ka një mungesë qetësuesish dhe medikamentesh në spitalet e Rio de Zhanejros, ku disa punonjës shëndetësorë kanë raportuar se u është dashur të intubojnë pacientët me Covid 19, ndërsa janë të zgjuar.
Një infermiere nga spitali “Albert Schweitzer” në Realengo, në Rion lindore, i tha faqes “G1”, se disa pacientë të sëmurë rëndë me Covid, janë intubuar të zgjuar dhe me duart e tyre të lidhura në shtrat për shkak të mungesës së ilaçeve.
Në këtë spital, 118 pacientë me Covid janë të shtruar, nga të cilët, 40 janë në kujdes intensiv.
“Ata janë të zgjuar, pa qetësues, të intubuar, me duart e tyre të lidhura në shtrat dhe duke na lutur që të mos i lëmë të vdesin”, – tha infermierja, në formën e anonimitetit.
“Ventilimi mekanik pa qetësues, është një formë e vërtetë e torturës për pacientin”, – shtoi mjeku i kujdesit intensiv, Aureo do Carmo Filho.
Një infermiere në detyrë, në një spital tjetër në kryeqytetin e Rio de Zhanejros, Sao José, tha se disa nga 125 pacientët me Covid, humbën jetën për shkak të mungesës së qetësuesve.
“Ne nuk kemi ilaçe, nuk kemi qetësues për pacientët e sëmurë dhe fatkeqësisht, shumë prej tyre nuk ia dalin të mbijetojnë. Ne, punonjësit shëndetësorë, po ndihmojmë në dëshpërim, duke qarë, sepse nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk kemi shiringa, madje as age”, – tha infermierja për faqen e internetit, “G1”.
Brazili, ndërkohë ka tejkaluar 360 mijë viktima nga Covid që nga fillimi i pandemisë. Një shifër e raportuar nga Këshilli Kombëtar Shëndetësor, duke informuar, se 3,459 vdekje dhe 73,513 infeksione u regjistruan vetëm në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm në vendin amerikano-latin është rritur me 361,884 viktima, krahasuar me 13,673,507 raste të konfirmuara që nga nisja e pandemisë.