×
  • Sport
  • Sport

    Bayern konsideron Allegrin si pasues i Flickut

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 18:35

    Bayern Munich është duke konsideruar trajnerin Massimiliano Allegri si pasuesi i Hansi Flick.


    Sipas SportMediaset, Flick që pritet t’i ndajë rrugët me Bayernin në fund të edicionit, e ka identifikuar Allegrin si alternativa adekuate.

    Thuhet se Bayerni ishte i fokusuar te trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann, por ish trajneri i Milanit dhe Juventusit mund t’i refuzojë.

    Allegri ka treguar dëshirën që të rikthehet pas dy viteve pa klub dhe pos ofertave nga klubet e Seria A, duket se tani edhe klubi gjerman ka nisur të shfaq interesim.

    Vendimi përfundimtar do të arrijë në javët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!