Autoritetet në Finlandë kanë bërë të ditur se do të lejojnë hapjen e restoranteve nga java e ardhshme, pasi kishte një rënie të rasteve me COVID-19, gjatë muajit të kaluar.
Qeveria ka thënë se do të zbatohen kufizimet për orarin e punës, shitjen e alkoolit dhe numrin e klientëve që do të kenë brenda në restorante.
Në rajonin përreth kryeqytetit Helsinki dhe disa zona të tjera që ende luftojnë me epideminë, restorantet do të lejohen të punojnë me gjysmë kapacitet, pasi do të jenë të hapura deri në ora 19:00 si dhe alkoolin do ta servojnë deri në ora 17:00.
Qeveria finlandeze, të premten, vendosi gjithashtu që Finlanda të bëjë përkohësisht më shumë vaksinime në zonat ku virusi po përhapet më shpejt, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.